Papa puth këmbët e të burgosurit shqiptar
Tre gra dhe një mysliman, një argjentinas, një shqiptar dhe gjashtë italianë. Mes tyre dy janë të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët duhet ta shlyejnë dënimin mes 2019-2073. Papa Françesku lau dhe puthi sot këmbët e këtyre të burgosurve që vuajnë dënimin e tyre në Paliano, në Provincën e Frosinones në Itali, ku mbajti edhe meshën. Një traditë kjo, që e ka filluar që në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires kur shërbente si peshkop. Në traditën e krishterë, të Enjten e Shenjtë, Papa kujtoi ditën kur Krishti u lau këmbëve apostujve. Në këtë ceremoni, theksoi kreu i Vatikanit, “të mendojmë për atë që ka bërë Krishti dhe të ndjekim shembullin e tij”. “Nuk iu them të shkoni e të lani këmbët e dikujt tjetër, do të ishte një shaka…”, vijon Bergoglio, por “nëse mundeni, jepni një ndihmë, një shërbim mikut tuaj, mikes suaj në burg. Bëjeni sepse kjo është dashuri, dhe si larja e këmbëve, është të jesh shërbëtor i të tjerëve”.