ËSHTË DISKUTUAR NË LIDHJE ME NDËRMJETËSIMIN MES KUBËS DHE SHBA. Presidenti i Kubës, Raul Castro, ka takuar në Vatikan Papa Françeskun, i cili ka ndërmjetësuar në përmirësimin e marrëdhënieve midis Kubës dhe SHBA-së. “Falënderoj Papën për atë që ka bërë.

Do të rinis lutjet dhe do t’i rikthehem Kishës nëse Papa vazhdon në këtë mënyrë”, ka thënë Castro. Lideri komunist ka ndaluar në Romë, pasi të shtunën ka ndjekur paradën ushtarake në Moskë, në kujtim të fundit të Luftës së Dytë Botërore.Papa Françesku pritet që të vizitojë Kubën në shtatortë këtij viti, duke i kthyer kështu vizitën Presidentit të Kubës, Raul Castro.

Artikulli paraprakAKADEMIA, VLLAZNIA ZHGËNJEN SËRISH ME TË RINJTË
Artikulli tjetërKUMANOVË, NIS KTHIMI I BANORËVE NË SHTËPI