FRANÇESKU VIZITON AZINË PAS 25 VJETËSH.
Papa Francesku nisi viziten e tij te pare ne Azi dhe te paren vizite te nje pape ne kete kontinent pas 25 vjetesh, duke u ndalur ne Seul te Korese se Jugut.
Pas pritjes nga presidentja e vendit Park Geun Hye dhe takimit me autoritetet me te larta te vendit, papa u beri thirrje per dialog te dy Koreve per te vendosur paqen ne gadishull.
Ai pershendeti dhe inkurajoi perpjekjet per bashkim dhe stabilitet ne rajon, si e vetmja rruge per paqe afatgjate.
Megjithate, Papa Francesku nuk ngarkoi me pergjegjesi regjimin komunist te Korese se Veriut, pavaresisht aludimeve per padrejtesi, persekutim dhe pozicionim te tepruar te ushtrise.
Analistet e kane vleresuar viziten e pare te Papes ne Kore, si nje hapje inteligjente te Vatikanit drejt Azise.
Ne Korene e Jugut vetem 10.4% e popullsise jane katolike, dhe analistet vleresojne se vizita e Papes mund t’i jape nje shtyse rritjes se ngadalesuar te numrit te besimtareve katolike ne gadishullin e banuar nga budiste dhe protestante.