Papa viziton Amatrice-n, takim me banorët e goditur nga tërmeti

Në një vizitë të pa njoftuar më parë, Papa Françesku surprizoi banorët e Amatrice-s , zonës qendrore të Italisë që u godit nga tërmeti vdekjeprurës, i cili i kushtoi jetën të paktën 300 personave. Ati i shenjtë vizitoi një shkollë të improvizuar ku u prit nga dhjetëra fëmijë, ndërsa më pas iu drejtua tendave ku janë strehuar shumica e banorëve të Amatrice-s. Tërmeti i muajit gusht, i cili rrafshoi thuajse të gjithë zonën qendrore , ka lënë pasoja të rënda. Banorët janë në pritje të planit të rikonstruktimit të banesave. Papa Françesku pritet të vizitojë të ashtuquajturën “zona e kuqe” , e cila konsiderohet si zona më e rrezikshme në qendër të Amatrice-s ndaj është edhe e rrethuar dhe e mbyllur për njerëzit.

Artikulli paraprakKAPET BANDA SHQIPTARE NE ITALI,QE NGA 2013 TRAFIKOI MBI 2 TON DROGE
Artikulli tjetërVOTIMI ELEKTRONIK I EMIGRANTEVE,AFERSISHT 10 MILIONE EURO