Shishe plastike deri tek mbetjet e ndryshme urbane kanë krijuar një situatë aspak të këndshme në afërsi të fshatit Trush , përgjatë aksit Shkodër-Velipojë.
Mbetjet e shumta janë depozituar në kanalin e kullimit i cili nëse nuk merren masa të menjëhershme rrezikon ta humb funksionin e tij.
Këto mbetje të shumta mendohet që janë krijuar prurjet e mëdha të reshjeve të shiut të ditëve të fundit të cilat më pas janë grumbulluar të gjitha bashkë në këtë pikë
Në një pjesë të tij kanali është mbuluar nga mbetjet dhe bimët ujore duke të lënë përshtypjen e një kënete.
Papastërtia, aroma kundërmuese dhe plehrat shihen lehtësisht. Gjatë stinës së dimrit ankohen për përmbytjet ndërsa në periudhën e verës banorëve iu duhet që të përballen me mungesën e higjenës.
Ndaj kërkohen që të merren masa të menjëhershme për pastrimin e kanalit i cili përshkon të gjithë fshatin Trush e deri tek “Ura e Gjo Lulit” .
Si pasojë e mungesës së një pastrimi kanali i kullimit në Trush është shndërruar në një kolektor të madh mbetjesh.
Një situatë e tillë paraqitet rëndom edhe në zona të tjera të bashkisë së Shkodrës. Vetëm pak ditë më parë “Star Plus” solli pamjet filmike të kanalit kullues në fshatin Kuc i cili ishte kthyer në një vend-depozitim mbetjesh të shumta