Klubi Vllaznia edhe pse është i zhytyr në borxhe apo detyrime të pashlyera ndaj drejtorisë rajonale të tatimeve vazhdon që edhe vetë të zhytet edhe më shumë në para që duhet të paguaj.

Më e fundit është një gjobë e vendosur nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Binzeseve. Kjo e fundit ka vendosur një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetër në adresë të Vllaznia sh.a për shkak se klubi ka shkelur një afat ligjor në QKB.

Në këtë mënyrë Mark Laloshi është anëtari i bordit Vllaznia i cili dha dorëheqjen një vit më parë. Klubi Vllaznia e ka regjistruar me vonesë dorëheqjen e Laloshit në QKB duke bërë kështu që të gjobitet.

Çdo lëvizja e Vllaznia sh.a sa i përket administrarit apo anëtarëve të këshillit mbikqyrës duhet të deklarohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve dhe për këtë ka afate të përcaktuara me ligj.

Drejtuesit e Vllaznisë e kanë tejkaluar afatin e deklarimit të dorëheqjes së Laloshit duke bërë që kuqeblutë të marrin një gjobë prej 150 mijë lekësh të vjetër.

Drejtuesve të Vllaznisë mbase nuk i bën përshtypje një shumë e tillë prej vetëm 150 mijë lekësh të vjetër nëse marrin parasysh milionat që shkojnë nga pagat e padhëna të lojtarëve apo edhe detyrimet mbi 1 milion euro në radhët e drejtorisë rajonale të tatimeve.

Të gjitha këto para apo detyrime që vijnë si shkak i keqmenaxhimit të klubit në gjithë këto vite që nga koha kur e administron bashkia Shkodër nxirren vetëm nga xhepi i qytetarëve shkodran dhe taksave që ata paguajnë në bashki.

Në këtë mënyrë dhimbja për gjobat e vendosura herë pas here për klubin Vllaznia mund të mos jetë shumë e madhe. Kjo nuk është hera e parë që kuqeblutë ndëshkohen me gjobë sepse kështu ka ndodhur edhe

nga Komisioneri për Informim kohë më parë për të mos thënë për sekuestrot e vendosura në dy momente të ndryshme apo qoftë vendimet e organeve europiane të futbollit për pagat e padhëna vite më parë për futbollistë të ndryshëm.

Shuma prej 150 mijë lekësh të vjetër realisht mund të mos jetë aq e përfillshme nisur nga vlera e saj por më e rëndësishme është papërgjeshmëria që tregon në këto raste klubi Vllaznia duke paguar para pa patur nevojë.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA, A FIRMOSI FIRAT? DYSHIME SE S’KA LIÇENCË
Artikulli tjetërZJARR NË PYLLIN E SEMANIT, 4 ZJARRFIKËSE PERPIQEN TA SHUAJNE