Partizani dhe Vllaznia janë ndarë në një barazim pa gola, në duelin mes dy skuadrave që janë pretendente për titullin kampion në “Final Four”. Me një lojë të kujdesshme, kuqeblutë ia dolën të marrin barazimin ndaj Partizanit dhe si rrjedhojë, tashmë mbajnë sërish vendin e dytë të renditjes edhe pas javës së 30-të të kampionatit. Në pjesën e parë, të dy ekipet zhvilluan një ndeshje shumë të bukur me raste, por mungoi goli. Në të dytën, frika për të mos gabuar bëri që dueli të ishte me shumë gabime në ndërtimin e aksioneve dhe kështu u duk se të dy skuadrat, u kënaqën me barazimin që ruan për momentin pozitat e tyre në klasifikimin e Superiores.
Pas javës së 30-të të kampionatit, Vllaznia mban sërish vendin e dytë tre pikë larg Partizanit të vendit të tretë, teksa kuqeblutë ndeshjen e rradhës do ta luajnë ndaj Laçit në Shkodër të shtunën e ardhshme.