Vonesa për të tërhequr kempin ka bërë që kategoria e personave me aftësi të kufizuar në qytetin e Shkodrës të ngelë pezull prej më shumë se një jave. Kjo situatë e krijuar ka ngjallur pakënaqësi tek ata.
Kreu i Shoqatës së Para e Tetraplegjikëve në Shkodër Saimir Beqiri shprehet se është interesuar tek shërbimi social dhe I është deklaruar se lekët kanë kaluar në bashki e që nga aty ende nuk I është dhënë përgjigje kur do ti marrin lekët.
Ndërkohë ai shprehen se po I sorollasin nga njëra bankë në tjetrën gjë për të cilën ata vetë nuk e kanë mundësinë të lëvizin per arsye fizike
Në bashkinë Shkodër janë rreth 700 persona më aftësi të kufizuar të cilët prej një javë nuk dinë të orientohen se ku duhet të marrin kempin. Ato përfitojnë 20 mijë lek të reja në muaj, ku 9 mijë lek I përfiton shoqëruesi I tyre e ndërsa pjesa tjetër prej 11 mijë lekësh I mbetet invalidit.