Policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar në Përmet pasi pagoi qiranë e tokës me para të falsifikuara.
Në njoftimin e policisë: “Arrestimi i Barjam Sejat, u bë pasi i kishte marë me qera tokat shtetasit A.H, 70 vjeç, banues në Durrës, qeranë e të cilave e ka paguar me 42 kartëmonedha të prerjes 1000 lekëshe të dyshuara të falsifikuara,”.
Policia sekuestroi kartmonedhat në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 183/2 i Kodit Penal.