Para të padeklaruara, falsifikime dhe vjedhje, 10 të proceduar në Rinas

Policia kufitare gjatë 72 orëve të fundit, ka proceduar penalisht 10 persona për disa vepra penale. Njoftimi i plotë i policisë – 6 prej tyre të proceduar për veprën penale “ Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. – 2 persona janë kapur pasi kanë qenë të shpallur në kërkim përkatësisht për veprat penale: “Vjedhja”, në bashkëpunim dhe Vjedhje të energjisë elektrike. – 2 persona të tjerë, ku njëri prej tyre është arrestuar dhe tjetri ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale : Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave. Konkretisht: 1- U referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin R.V, vjeç 35, banues në Krujë, pasi në PKK Rinas, iu gjeten e bllokuan vlera monetare në euro dhe lekë, të padeklaruara. Neni 197/a i Kodit Penal. 2- U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L.L, vjeç 36, banues në Durrës, pasi ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal. 3- U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal. 4- U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.K, vjeç 19 , banues në Durrës, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal. 5- U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.S vjeç 25, banues në Kavajë, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal. 6- U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.N vjeç 38, banues në Kavajë, pasi ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi vlerë monetare eurosh, të padeklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal. 1- U kap shtetasi në kërkim N.DH vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal. 2- U kap shtetasja në kërkim M.Q vjeç 24, banuese në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurimit ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, në bashkëpunim. Neni 134/2 Kodit Penal. 1- U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit GjyqësorTiranë, për shtetasin B.K, vjeç 23 , banues në Tiranë, pasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi dhe një kartë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal. 2- U arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi dhe një kartë shëndetësore italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDORËHIQET NËNKRYETARI I KQZ-SË
Artikulli tjetërMILIONA EURO VJEDHJEVE, SHKATËRROHET BANDA, 1 SHQIPTAR I ARRESTUAR