Qytetarët e Shkodrës vijojnë të shfaqin pakënaqësi sa I përket faturave të energjisë elektrike.

I tillë është rasti I këtij kryefamiljari nga lagjja Draçin e qytetit, I cili akuzon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike se I ka faturuar energji padrejtësisht.

Paradoksi qëndron në faktin se faturat e muajve shkurt, mars dhe prill janë nga 14-26 mijë lekë të reja, shuma të pajustifikueshme për një konsumator familjar, ndërkohë që në muajin maj OSHEE I ka faturuar vetëm 340 lekë.

Përballë faturave që nuk janë paguar, 1 ditë më parë OSHEE ka marrë masa duke ndërprerë energjinë elektrike. Pavarësisht se ka disa muaj që ky kryefamiljar ka bërë shkresë për verifikimin e matësit dhe ndërrimin e tij duke zbatuar procedurat, akoma nuk është marrë asnjë masë.

Artikulli paraprakMATURA, DALIN PËRGJIGJET E TË GJITHA PROVIMEVE
Artikulli tjetërNJË KARROCË ELEKTRIKE PËR KAJO BEGUN