E përditshmja “L’Espresso” ka zbuluar disa pjesë të një hetimi të bërë në lidhje me anën e errët të futbollit, që do të publikohet të dielën më 4 dhjetor.

Duke filluar nga numri i ardhshëm, që do të dalë të dielën më 4 dhjetor, ‘L’Espresso’ do të zbulojë në një seri artikujsh rezultatet e një hetimi të gjatë të drejtuar bashkë me gazeta të tjera të EIC.

Ronaldo Sipas të dhënave, nga viti 2009 deri më 2014, Cristiano Ronaldo ka transferuar mbi 70 milionë euro të përfituara nga sponsorët, në llogaritë bankare të Tollin, një kompani e regjistruar në Ishujt Virgjin Britanikë, një parajsë fiskale në Karaibe. 74 milionë euro të tjera, ylli i Realit i ka transferuar në një llogari bankare në Zvicër, deri në vitin 2014, kur i shiti të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri më 2020 te Peter Lim, një biznesmen nga Singapori.

Skandali Të tjerë të akuzuar nga yjet e futbollit janë Radamel Falcao, Mesut Ozil, ndërsa në Itali të përfshira në skandal janë 6 skuadra të Serisë A: Juventusi, Interi, Milani, Roma, Napoli dhe Torino.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, RRITEN TEMPERATURAT
Artikulli tjetërAMINISTIA, JA KATEGORITË QË DO PËRFITOJNË