Niveli i ujit ka arritur në dhjetëra centimetra, ndërsa bëhet fjalë për bllokim të rrugës përgjatë 200 metrave.
Autoveturat e kanë të pamundur kalimin, ndërsa banorët hyjnë në fshat me automjete të larta ose në këmbë përmes tokave bujqësore. Ndërkohë, dhjetëra ha toka kanë prezencë uji pranë vendit të quajtur Urrela, një situatë kjo e paralajmëruar edhe më parë. Situata është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e rritjes së nivelit të lumit Buna, ndërsa banorët thonë gjithashtu se një pjesë e madhe e kanaleve kulluese janë të bllokuara.