Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz paralajmëroi se do të kthehen edhe me forcë nëse do jetë e nevojshme të gjithë ata që kërkojnë azil në Gjermani.

Në konferencën “Sfidat e emigracionit”, Susanne Schütz u shpreh se Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo një vend me persekutim politik.

Susanne Schütz: Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet.

Pavarësisht këtyre politikave të ndjekura, ambasadorja gjermane tha se për shqiptarët e kualifikuar ka mundësi të tjera, duke aplikuar për vizë pune.

Susanne Schütz: Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikuar, nëse ata plotësojnë kushtet kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo.

Bashkëpunimi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikuarit në Shqipëri. Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera perëndimore, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetësor.

Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu

Artikulli paraprakMETA-YILDIRIM: TURQIA PARTNERI KRYESOR EKONOMIK I SHQIPËRISË
Artikulli tjetërRAMA-SHQIPTARËVE:DILNI JASHTË VENDIT ME KUALIFIKIME,MOS KËRKONI AZIL