“Nuk keni parë gjë akoma!” Me këtë paralajmërim për gazetarët, kreu i Partisë Demokratike ka marrë rrugën drejt sallës së Kuvendit ku po zhvillohet seanca plenare.
Basha vjen në Kuvend pas pjesmarrjes në Samitin e PPE në Sofje. Në të njëjtin qytet ndodhet sot Rama për Samitin mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mbeten për tu parë zhvillimet në seancën e sotme, pas rikonfirmimit të Xhafaj si Ministër i Brendshëm nga Rama dhe refuzimit të opozitës për dorëheqje.