Një ministër i qeverisë turke ka deklaruar se luftat e shenjta do të nisin sëshpejti në Europë, pas humbjes në zgjedhjet holandeze të liderit të së majtës ekstreme, Geert Wilders.
Mevlut Cavusoglu, Ministri i Jashtëm i Turqisë nuk e mirëpriti fitoren e Kryeministrit Mark Rutte të qendrës së djathtë. “Tashmë zgjedhjet morën fund në Holandë… Kur sheh kaq shumë parti, kupton se nuk ka ndonjë diferencë mes social demokatëve dhe fashitëve të Wilders”, tha ai për “Hurriyet”. “Të gjithë kanë të njëjtin mentalitet. Ku do të shkosh? Ku po e çon Europën? Ke nisur ta rrëzosh Europën. Po e çon atë drejt humnerës. Luftërat e shenjta do të nisin sëshpejti në Europë”, tha ministri turk më tej. Wilders u përpoq të përfitonte nga një përplasje diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, gjatë fushatës elektorale, duke çuar edhe një një protestë nga një grup i vogël personash jashtë ambasadës së vendit dhe duke e quajtur Erdoganin “diktator”. Partia e tij anti – islam u rendit e dyta në zgjedhje me 20 poste, ndërsa ajo e Rutte mori 33. Marrëdhëniet mes Holandës dhe Turqisë prekën pikën më të ulët që prej fundjavës së shkuar, kur presidenti Erdogan i quajti holandezët “mbetje të nazistëve”, pas vendimit të autoriteteve holandeze për të anuluar një miting pro referendumit kushtetues të 16 Prillit në Turqi.