OKB ka paralajmëruar prej kohësh për krizën në rritje të ushqimit në Ukrainë dhe akuzat se Rusia po përdor ushqimin si një armë lufte, duke përfshirë bllokimin e porteve në Detin e Zi të Ukrainës.

Tani, Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se 90% e njerëzve brenda Ukrainës mund të shtyhen në varfëri nëse Rusia vazhdon sulmin e saj.

“Po flasim për nëntë nga 10 ukrainas që bien në varfëri nëse kjo luftë vazhdon deri në fund të vitit,” thotë zëvendës përfaqësuesi i UNDP-së në Ukrainë, Manal Fouani.

Ajo thotë se ky është një “numër tronditës”, duke pasur parasysh se shkalla e varfërisë në vend ishte vetëm 2.5% pak para fillimit të luftës.

Fouani tha se deri në fund të vitit mund të humbasin 18 vite fitime zhvillimore – “investime të Bashkimit Evropian dhe të të gjithë donatorëve dhe partnerëve të zhvillimit në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit”.

Artikulli paraprakBIDEN: POPULLI I SHTETEVE TË BASHKUARA QËNDRON SË BASHKU ME POPULLIN TRIM TË UKRAINËS
Artikulli tjetërKURTI: KOSOVA ËSHTË NË RREGULL, PËR T’I NORMALIZUAR MARRËDHËNIET DUHET TË NDRYSHOJË SERBIA