Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka shprehur shqetësimin në lidhgje me ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Hoyt Brian Yee paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan, gjë e cila mund të pengoje vendet të cilat aderojnë integrimin në Perëndimin. Duke folur para një nënkomiteti të SHBA-së për marrëdhënie me jashtë, zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato, shkruan Rel.

Yee shtoi se Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Yee e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë. Ai po ashtu tha se një qendër humanitare e Rusisë në Nish të Serbisë me siguri synon ndikimin në formimin e opinionit publik. Yee tha se Moska po përpiqet të nxisë edhe Republikën Serbe të ndahet nga Bosnja dhe Hercegovina.

Artikulli paraprakDATA E ZGJEDHJEVE, PAA TËRHEQ ANKIMIMIN NGA KOLEGJI ZGJEDHOR
Artikulli tjetërANULOHET MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD TEK ÇADRA