Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar ashpërsimin e politikës penale për ata që kundërshtojnë punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës. Një politikë të re penale me mbështetjen e drejtësisë duhet të fillojë të zërë vend në Shqipëri. Kush guxon të mos i bindet urdhërit apo thirrjes së policit, apo të kanosë e agresojë, godasë e kundërshtojë apo ti rrezikojë jetën një punonjësi policie, duhet të kuptojë se toleranca jonë do jetë zero. Kodi Penal është i qartë, kemi bërë ndryshime në vitin 2019, që kanë ashpërsuar dënimet.

Deklaratat u bënë gjatë ceremonisë përkujtimore në përkujtim të 30-vjetorit të rënies në detyre të dëshmorit të policisë së shtetit Arben Ujka. Balla tha se parashikimet e Kodit Penal nuk janë zbatuar. E vërteta është se edhe pse janë në kod, nuk janë zbatuar. Kriminelë që kanë marrë jetën e punonjësve të policisë presin të dalin nga burgu” Ministri i Brendshëm garantoi vlerësim dhe mbështetje për të gjitha familjet e dëshmorëve të policisë së shtetit.

“Unë jam këtu për të kujtuar se djem si Arben Ujka, i kanë dhënë uniformës së policisë një vlerë të pakrahasueshme. Do vazhdoj të jem më pranë se kushdo tjetër ndaj familjeve të dëshmorëve”

Ashpërsimi i politikës penale për rastet e sulmeve ndaj punonjësve të policisë është kërkuar nga ministri i brendshëm edhe pak ditë më parë pas vizitës në spital tek polici i plagosur në Himarë Redin Çaushaj.

Artikulli paraprakLEZHË/ FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “BEFASIA”
Artikulli tjetërZJARR NË KURORËN E GJELBËR NË LAÇ