Paralajmërohen sërish përmbytje në 23-26 janar, qarqet më të rrezikuara Shkodra, Kukësi e Vlora

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave 23-26 Janar 2021 priten reshje intensive të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme

të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.” – thuhet në njoftimin e IGJEUM.

Po ashtu, pritet që lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.

Artikulli paraprakNJE DITE NE OBOTIN NEN UJE
Artikulli tjetërRESHJE SHIU DHE VRANËSIRA TË SHPESHTA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT