Është paralizuar lëvizja në hyrje të qytetit të Shkodrës këtë të martë. Si shkak I shtimit të fluksit të mjeteve që lëvizin nga qendra e qytetit drejt Velipojës apo edhe qyteteve të tjera, aksi rrugor që nis nga rrethrrotullimi pranës kishës së Zojës e deri tek Harku I Bërdicës kalohet me shumë vështirësi duke bërë që udhëtarët të presin në rrugë për rreth 1 orë.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të policisë rrugore, menaxhimi I lëvizjës së mjeteve në këtë zonë është I vështirë për shkak të fluksit që në këtë periudhë shtohet dita – ditës. Me projektin që pritet të zbatohet për rikonstruksionin e hyrjes së Shkodrës, trafiku nuk do të jetë më një problem kaq I madh për pushuesit vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin Shkodrën dhe zonat përrreth për të kaluar pushimet.

Një situatë e tillë është e ngjashme pothuajse çdo ditë prej një muaji, ndërsa në këto 2 javë të mbetura të muajit gusht, ku shenohët një fluks më I madh I kthimit të emigrantëve, pritet që lëvizja në qytetet të jetë më e vështirë. Më I thjeshtë është qarkullimi gjatë orëve të drekës e më pas situata me trafikun e rënduar përsëritet sërish gjatë mbrëmjes, ku më problematike paqaritet lëvizja nga ura e re e Bunës në drejtim të Shirokës.

Artikulli paraprakSHOQËRONTE MARTINAJN, ISH-POLICI KËRKON LIRINË
Artikulli tjetërSHKODËR, AMBASADA JAPONEZE DHURON LIBRA