Parandalohet krimi në familje. Arrestohet dhunuesi

Policia e Fierit ka parandaluar një krim të radhës brenda familjes, teksa ka ndalur në kohë tentativën e një shtetasi 55-vjeçar për të vrarë me armë gjahu bashkëshorten e tij, në fshatin Cakran. Shtetasi Aranit Shahaj është arrestuar në banesën e tij, pasi në grindje e sipër ka tentuar eliminimin fizik të së shoqes B. Shahaj, e cila për fat të mirë ka shpëtuar pa pësuar dëmtime. Ai akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”. Policia, siç thuhet në komunikatë, ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave 129, nga vet shtetësja e dhunuar. Në vendngjarje është sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale një armë gjaku teke, model “Beretta”, si de 3 gëzhoja. Materialet hetimore për rastin në fjalë i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ndërkohë, në një tjetër ngjarje, efektivët e Policisë së Fierit kanë arrestuar edhe shtetasin Mirel Mata, 27 vjeç nga fshati Marinëz, i akuzuar për vjedhjen e dyqanit të shtetasit V.N., 55 vjeç.

Artikulli paraprakNGRIJNË TUBACIONET E UJIT , PROBLEME NË SHUMË ZONA. RRITET KONSUMI I ENERGJISË
Artikulli tjetërARRESTOHET SHOFERI I AUTOAMBULANCËS, ISHTE TAPË NË TIMON