Policia austriake ka arrestuar një maroken në një komunë të Salsburgut, i cili dyshohet se ka planifikuar sulme terroriste në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas policisë, në muajin nëntor janë marrë informata për disa biseda të zhvilluara nga disa të panjohur, të cilët po planifikonin sulme terroriste gjatë muajit dhjetor në prag të festave. Pas infomatve, në sajë të një operacioni është arrestuar një 25 vjeçar nga Maroku. Në bazë të rezultatit të hetimeve të hënë është kontrolluar një qendër e refugjatëve ndërsa në arrestim kanë marrë pjesë edhe njësitë special të Policisë por edhe ekspertë të eksplozivit ndonëse nuk janë gjetur mjete të tillë.

Artikulli paraprakFLET AUTORI I TRAGJEDISË NË BERLIN, MOHON GJITHÇKA
Artikulli tjetërTONIGHT – 20.12.2016