Kategoria e paraplegjikeve ne qytetin e Shkodres nuk do te dal me ne komisionin e kempit prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore
Qe nga kjo jave ky sherbim per kete kategori do te ofrohet cdo te premte prane Urgjences se Spitalit Rajonal te Shkodres. Ky fakt konfirmohet nga drejtoresha e Sherbimit Social Shkoder Valbona Tula Zhvendosja e komisionit te kempit prane Spitalit te Shkodres, jo vetem ju jep fund pritjeve dhe ambjenteve aspak te pershtateshme tek Institute I Sigurimeve Shoqerore, por per kete kategori do te jene ne dispozicion te gjitha aparaturat per ekzaminime te ndryshme Nderkohe per te gjithe paraplegjiket dhe tetraplegjiket qe per shkakte gjendjes se tyre shendetesore nuk mund te paraqiten ne komisioni te kempit, mjeku i sherbimit social do te ofroje sherbimin ne banesat e tyre.