Vllaznia i ka bërë një mbyllje spektakolare grupeve në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj dhe është shumë pranë mrekullisë: kualifikimit në raundin tjetër.
Shkodranët mposhtën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” kryesuesit e grupit, Academic Bultex me shifrat e thella 87-77. Perioda e parë kishte si fitues Vllazninë, që udhëhiqnin 22-21.
Megjithatë, bullgarët reaguan shpejt dhe në periodën e dytë fituan me 1 pikë diferencë dhe në barazim total 40-40. Me rikthimin në parket, djemtë shkodranë ishin fenomenal, duke udhëhequr me 11 pikë diferencë, 28-17, para se Bultex të fitonte periodën e katërt dhe të fundit me shifrat 20-19.
Gjithsesi, ky rezultat nuk i mjaftoi bullgarëve për të kryer mrekullinë, diçka që kërkon ta bëj Vllaznia. Shkodranët gjenden në kuotën e 10 pikëve në vendin e 3-të dhe në rast të një hapi fals të Rahovecit në ndeshjen e radhës do të ishin ata skuadra që kualifikohet në raundin tjetër.