Gjatë paradites moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat mbeten në veriperëndim. Por mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave duke përfshirë gradualisht të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C në zonat malore, deri në 24°C në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë, me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakBASHA: ASNJË HAP PAS, POR VETËM PËRPARA! RAMA IK!
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 30 QERSHORIT, REGJISTROHEN 2 KOALICIONE NË KQZ