Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime në të gjithë vendin, por në mesditë do të kemi një zhvillim të vranësirave, më të dukshme në zonat veriore dhe përgjatë kufirit lindor. Bregdeti do të vijojë me kthjellime.
Temperaturat do të variojnë nga 16-34 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin jugor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.