Territori shqiptar do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira deri në orët e vona, ndërsa në mesnatë do të ketë vranësira në të gjithë vendin, duke shkaktuar reshje të lehtë shiu.
Temperaturat do të rriten lehtë në orët e para të ditës me 2 deri në 3 gradë Celsius, duke arritur maksimumin në mesditë në 24 deri në 25 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 50 km/h në drejtimin jugor duke shkaktuar dallgëzim në det 3 deri në 4 ballë.