Gjatë orëve të paradites, kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit me përjashtim të zonave malore të cilat do të kenë vranësira disi me të dendura.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit. Më të dukshme në zonat qendrore dhe jugore ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstane në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Artikulli paraprakNIS PROCESI ZGJEDHOR NË KOSOVË
Artikulli tjetërFORCAT IRANIANE VRASIN “TRURIN” E SULMEVE VDEKJEPRURËSE