Moti dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore.
Pasditja sjell përmirësim të kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në zona të izoluara.
Temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit, por rënie me 1 – 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës. Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2-3 ballë.