Dita e hënë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë vendin.
Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat lindore të Shqipërisë. Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike, për pasojë i gjithë territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht jugor jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.