Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore – juglindore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave në verilindje dhe juglindje të vendit duke rrezikuar shira të përkohshëm, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi të shoqëruar me erë të fortë.
Gjatë natës vranësirat dhe shirat e dobët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave ku më e theksuar do të jetë në zonat juglindore. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.