Moti mbetet me vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në Veri por shira të dobët në ekstremin Jugor. Ndërsa kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta do të ketë gjatë paradites në zonat bregdetare dhe Qendrore. Pasditja fuqizon vranësirat në të gjithë Shqipërinë duke sjell shira me intensitet mesatar në dy ekstremet Veri- Jug të saj ndërsa shira më të dobët pritet të bien në zonat Qendrore dhe Lindore.
Në orët e mbrëmjes shirat pakësohen ndjeshëm në pjesën më të madhe të vendit ndërsa mbeten prezente edhe gjatë natës në zonat Qendrore të territorit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish rriten lehtë gjatë mëngjesit, por nuk priten ndryshime në temperaturat e mesditës, duke ruajtur maksimumim 16-17°C. Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 48 km/h nga drejtimi Jugperëndimor – Perëndimor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 3 ballë.