Moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta kryesisht në Veri të vendit duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pa-ndryshuara ku maksimumi ngjitet në 15 – 16°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 3 ballë.