Zhvillimi i një sistemi vranësirash do të ndikojë në vendin tonë kushte të paqëndrueshme atmosferike, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominante, më të dukshme në zonat veriore – qendrore, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash janë paraqitur zonat jugore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira të shpeshta si edhe shira të dobët e lokalë. Parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes të ketë përmirësim të kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 2 – 3 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 48 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 3 ballë.

Artikulli paraprakPANIK NË KANË, ALARM FALS PËR BOMBË
Artikulli tjetërKJO ËSHTË KARTMONEDHA MË E BUKUR NË BOTË