Kthjellimet mbizotërojnë kushtet e motit në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësira të lehta shfaqen në zonat malore.

Pjesa e dytë të ditës vijon nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore, më të dukshme në zonat Veriore – Juglindore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mesdita do të ruajë vlera të pandryshuara duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 1 – 18°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 18 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakGRABITJA ME MASKA NË DUKAGJIN, PASAGJERËT TREGOJNË TMERRIN
Artikulli tjetërNIS NË TË GJITHË VENDIN AKSIONI 6 MUJOR ‘TË PASTROJMË SHQIPËRINË’