Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar, por mesdita sjell vranësira të lehta në zonat malore verilindore.
Edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes, ultësira perëndimore vijon në kushtet e motit të kthjellët, ndërsa shfaqen vranësira lokale në zonat lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje të lehtë, më e ndjeshme në vlerat e mesditës duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 35-36°C në ultësirën perëndimore dhe deri në 37°C në Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare gjatë mesditës, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.