Edhe dita e hënë do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Herë pas here do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira afat-shkurtër, më të mundshme në zonat juglindore të vendit ku shirat do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike, për pasojë i gjithë territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe varnësirave të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakCANNES, PALMA E ARTË I SHKON FILMIT “KATRORI”
Artikulli tjetërDIEGO COSTA NUK LARGOHET NGA CHELSEA