Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore duke rrezikuar shira lokalë.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet sërish në ndikimin e motit të vranët dhe herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Më të mundshme në zonat veriore të territorit. Parashikohet që vranësirat të mbeten prezent dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre deri në 5 gradë C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.