Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke rrezikuar shira të dobët.
Po ashtu edhe pasditja do të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta zonat malore. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë sërish konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.