Bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme por me kthjellime dhe vranësira më të dendura paraqitet moti për zonat malore.

Orët e pasdites do të sjellin largim gradual të vranësirave nga ultësira perëndimore drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje me 2- 3 gradë të tyre. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por deri e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakZVICËR, E ARDHMJA E SADIKUT AKOMA E PAQARTË TEK ZYRIHU
Artikulli tjetërDEMOKRATI SULMON ASHPËR PATOZIN: E NEVERITSHME, ME MIRË PA PD…