Vranësira dhe shira të dobët dominojnë pjesën më të madhe të vendit ndërsa më të konsiderueshëm shirat paraqiten në zonat Qendrore.
Pasditja por kryesisht mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.
Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.