Meterologët kanë parashikuar që gjatë ditës së marte dhe asaj të mërkure mundësitë për reshje janë shumë të vogla, disi më të larta në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër dhe Gjirokastër, ku priten reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

 

Në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë me shtrëngate, më të mundshme në zonat malore gjatë pasditeve.Ndërsa sa I përket zjarreve pasditen e së martes (e martë, dt.07) dhe nesër (e mërkurë, dt.08) pritet rrezik “I ULËT” në qarkun Dibër.

 

Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

 

Nesër (e mërkurë, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 34 °C në vendet e ulëta: 21 / 37 °C në vendet malore: 15 / 30 °C ERA Sot pasdite (e martë, dt.07) dhe nesër (e mërkurë, dt.08) era pritet të fryjë e lehtë. Në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.

 

Artikulli paraprakFITUESIT PËR NË UNIVERSITETE SHPALLEN MË 30 GUSHT
Artikulli tjetërTURIZËM, KALAJA E SHKODRËS MË E PREFERUARA