Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezent në zonat malore duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të paraqitet moti për bregdetin dhe zonat e ulta.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore. Shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që situata e motit të përkeqësohet gjatë orëve të vona të natës. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë.

Artikulli paraprakPOLICIA, MASA KUNDËR TRAFIKIMIT TË LËNDËVE NARKOTIKE
Artikulli tjetërFILIPINE, FURGONI I POLICISË HYN MES MANIFESTUESVE ANTI-SHBA