Moti do të vijojë kryesisht me kthjellime në të gjithë vendin deri pas mesditës, kur vranësira lokale zhvillohen në zonat malore duke gjeneruar shira afatshkurtër në veri-verilindje.
Sipas Meteoalb, në mbrëmje do të ketë shtim të vranësirave në vend, kryesisht në Jug dhe në qendër.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1.2 ballë.