Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga verilindja e kontinentit do të bëjë që moti i kthjellet por i ftohtë të dominojë në pjesën më të madhe të vendit tonë.

Përjashtim bëjnë zonat verilindore dhe juglindore të cilat do të dominohen nga reshje të pakta dëbore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të reshjeve të dëborës nga zonat malore duke bërë kështu që i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët, por i ftohtë. Këto kushte të motit do të mbeten edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që në zonat malore termometri të ulet deri në -8 gradë Celcius. Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi maksimale deri 20 km/h nga drejtimi verilindor duke gjeneruar në det, dallgëzim te ulët.

Artikulli paraprakSHTËPIA E AT GJERGJ FISHTËS NË MËSHIRË TË FATIT
Artikulli tjetërBRAD PITT NË NJË MARRËDHËNIE ME…!!!