Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të kushtëzojë në territorin shqiptar, mot të qëndrueshëm. Kështu, kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në të gjithë vendin.

Situatë e cila do të vijojë deri pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Parashikohet që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke bërë që në zonat e ulëta termometri të ngjitet deri në 31 gradë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 2 ballë.

Artikulli paraprakA I DINI FUNKSIONET E KËTYRE BUTONAVE?
Artikulli tjetërNËSE MERRNI KËTË MESAZH NGA “WHATSAPP”, FSHIJENI MENJËHERË