Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin deri në mesditë kur në zonat veriore do të ketë zhvillim të vranësirave dhe mundësi për shira të izoluar.
Pjesa e dytë e ditës, vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësirat shtrihen nga veriu, në verilindje dhe juglindje të vendit duke rrezikuar nga shira të përkohshëm, të izoluar.
Gjatë natës, pjesa më e madhe e vendit mbetet kryesisht me kthjellime por vranësira e shira të dobët do ketë në zona të izoluara të kufirit lindor. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të sjellin një rënie të lehtë, më e ndjeshme në zonat veriore dhe lindore, gjatë orëve të mesditës.