Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura në pjesën e parë të ditës, ndërsa nga orët e mesditës e më pas mot i kthjellët kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, si dhe vranësira mesatare në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.
Vranësirat në pjesën e parë të ditës pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e borë me intensitet të ulët. Nga orët e pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut e borës.
Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-5 ballë.