Java e fundit e muajit gusht duket se do të jetë me mot të paqëndrueshëm

. Pavarësisht temperaturave të larta të javës që lamë pas e fillimit të kësaj jave, mbrëmjen e së hënës parashikohet të rikthehen reshjet. Sipas specialistëve të Institutit të këto reshje do të jenë intensive në zonat malore.

Metodi Marku, meteorolog: Pritet të jenë reshje problematike, me rrufe dhe me intensitete të larta të reshjeve, por gjithmonë në zonë të kufizuara dhe në terrene të larta malore. Me breshër kokërrmadh dhe erëra të forta, dhe me kohëzgjatje të shkurtër. E mërkura do të sjellë problem edhe në jug, pasi priten reshjet lokale problematike. Marku: Kur të kalojmë ditën e mërkurë, sërish pasdite rrezikojmë të kemi fenomene të tilla, por shumë pak zona do të preken nga këto reshje krahasuar me të hënën dhe të martën dhe gjithashtu dhe me intensitete më të ulëta. Ndërkaq erërat e forta mund të përbëjnë rrezik në zonat që janë përfshirë nga zjarret për përhapjen e tyre.

Marku: Problem pritet të jetë era për ditën e hënë dhe të martë sepse në terrenet malore dhe në vijat bregdetare do të arrijë mbi 40 km në orë për momente të shkurtra. Është një shqetësim ky sidomos tek fenomeni i rrezikshëm që janë zjarret në pyje. Ndërkaq dita e enjte do sjellë sërish diell dhe rritje të temperaturave.

Artikulli paraprakFRANCE, SARKOZY ZYRTARIZON KANDIDATUREN PER PRESIDENT
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI RAMA ZYRTARISHT NE PUNE